Site icon Telegrafi

Kush qëndroi prapa koreografisë madhështore të ndeshjes Kosovë – Mali i Zi?

Tifozët e Kosovës ‘Dardanët’ në ndeshjen me Malin e Zi, shpalosën një koreografi të mrekullueshme, ku shihej sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi si dhe mbishkrimi ‘BesaBesë’.

Emocioni që u transmetua gjatë shpalosjes së koreografisë ishte një moment për t’u mbajtur në mend.

Kjo koreografi u dizajnua nga Base Agency, që është një nga agjencitë më të mëdha të marketingut në Kosovë dhe e cila gjithmonë sjell projekte interesante për publikun.

Lexo po ashtu 'Dardanët' me koreografi të mrekullueshme në ndeshjen Kosovë - Mali i Zi

Baneri i madh që u zbulua dje në fillim të ndeshjes ishte i përmasave të mëdha ku vetëm gjerësia e tij ishte 32 metra.

Ky ilustrim i përgatitur nga Base Agency është duke u pëlqyer jashtëzakonisht shumë edhe në rrjete sociale.

Exit mobile version