Telegrafi

Kush po prodhon frikë në Kosovë?

Ramadani ka thënë se procesi i definimit të statusit të Kosovës është duke ndikuar direkt në çështjen e sigurisë. Me këtë rast dominon frika tek qytetarët për të ardhmen e Kosovës. Ai tha se janë një varg sfidash me të cilat ballafaqohen institucionet e Kosovës. “Në Kosovë ekzistojnë dy grupe jashtë institucionale, ndërkohë që në Serbin fqinje ekzistojnë autoritetet institucionale dhe një grup ilegal që më deklarata të ndryshme ndikojnë në ndjeshmërinë e sigurisë në Kosovë”, ka vlerësuar Ramadani.

Ndërkaq, shefi i Komisionit Parlamentarë për siguri, Naim Maloku, ka thënë se janë tri sfida kryesore që ndikojnë në frikësimin e njerëzve si, statusi i pazgjidhur, zgjedhjet e 17 nëntorit dhe gjendja sociale e cila është e rënd dhe paraqet sfidë për sigurinë.

Në këtë takim ka marrë pjesë edhe përfaqësuesi i UNDP-së, Anthony Cleland Wellch, zyrtarë të SHPK-ës dhe nënkryetarja e Këshillit Nacional Serb, Rada Trajkoviq.