Gold Ag është një nga reperët më të pëlyer të estradës, gjersa numëron edhe me mijëra ndjekës në rrjetet sociale.
Përveçse në muzikë, Gold Ag ka rënë gjithnjë në sy edhe për fizikun e tij, të cilit i kushton më shumë kujdes viteve të fundit.
Ai kujdeset që vazhdimisht të ndjekë me rregull ushtrimet në palestër, gjersa ushtrimet që aplikon nuk janë edhe aq të lehta.
Mirëpo, reperi ka mbështetjen dhe vëmendjen nga trajneri i tij i njohur Gen Zeqiraj, i cili mundohet që gjithnjë t’i japë vullnet, kështu të paktën bën me dije një video e publikuar së fundmi nga Goldi në Instagram.
Në video, ai shfaqet duke ngritur pesha, gjersa Geni vazhdimisht i jepë mbështetje dhe kurajo. /Telegrafi/