Site icon Telegrafi

Kush po ia vjedh klikimet Kastro Zisos? (Video)

Këngëtari Klevis Bega, i njohur më mirë si Kastro Ziso, ka publikuar projektin e tij më të ri.

“Më mirë të ndarë” titullohet kënga më e re e këngëtarit, të cilën e solli të realizuar me videoklip, transmeton Telegrafi.

Por, përmes një postimi në rrjetet sociale Kastro ka sqaruar publikun se përse video nuk është publikuar nga ndonjë kanal zyrtar në “Youtube”, duke pretenduar se klikimet po i vidhen.

Mes tjerash, artisti shqiptar ka paralajmëruar edhe dy projekte të reja që do t’i publikoj së shpejti, ndërsa ka folur edhe për vajzën e vogël, e cila ishte pjesë e videoklipit të tij të fundit. /Telegrafi/

Exit mobile version