Modelja Aurela Hoxha është një ndër personazhet publike më të ndjekura në rrjetet sociale.
Ajo shquhet për fizikun e saj, gjersa disa herë është bërë temë e mediave për shkak të fotografive provokuese që publikon.
Së fundmi, ajo ka publikuar në llogarinë personale në Instagram një video, ku shihet teksa bëhej gati për realizimin e një seti fotografik, por papritur dikush që po e rregullonte ia ‘rreh’ me duar të pasmet e saj.
Ajo ka qenë stilistja e modeles, MirandaDupi, e cila gjatë rregullimit të veshjes nuk u përmbajt dhe për shaka bëri këtë gjest.
Përndryshe, Aurela së fundmi është shfaqur edhe si aktore në filmin “Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna 3”, që pritet të dalë vitin e ardhshëm. /Telegrafi/