Telegrafi

Kush po e thotë të vërtetën e kush po gënjen: Douglas thotë se Kilmer ka kancer, ndërsa aktori e mohon

Val Kilmer thotë se Michael Douglas është keqinformuar, pasi ai nuk vuan nga kanceri.

Gjatë një bisede para audiencës britanike në Londër, Douglas deklaroi se Kilmer po vuante nga e njëjta sëmundje – kanceri i fytit që e luftoi vet ikona hollivudiane në vitin 2010.

“Val është një njeri i mrekullueshëm që po përjeton të njëjtën gjë që e kam pasur unë dhe gjërat nuk po duken mirë për të. Lutjet e mia janë për të. Kjo është arsyeja pse nuk keni dëgjuar shumë nga ai së fundmi”, theksoi Douglas për bashkaktorin e tij në filmin “The Ghost and the Darkness” (1996).

Sidoqoftë, dukja e këtillë bën të dyshohet se aktori nuk po e thotë të vërtetën.

Mirëpo, në një reagim të Kilmer thuhet se ka më shumë se dy vjet që nuk ka folur me Douglas. Ai ka sqaruar se kishte kërkuar një specialist për një ënjtje në fyt dhe se nuk ka kancer.

Kilmer u hospitalizua në janarin e vitit 2015, mirëpo ka thënë se nuk ka pasur të bëjë me tumorin.

“Kisha një komplikim, ku mënyra më e mirë ishte që të qëndroja nën përkujdes të specialistëve”, ka thënë ai. /Telegrafi/