Site icon Telegrafi

Kush përfiton në tabelë me tërheqjen e Hysit?

Alternativat janë dy: Nëse janë zhvilluar më pak se 50% të ndeshjeve të këtij edicioni, pikët në tabelë do të shlyhen – nëse janë zhvilluar më shumë se 50% të ndeshjeve, pikët mbesin dhe skuadrat që do të luajnë me të, do t’i marrin nga tri pikë. Në këtë rast, triumfon kjo e dyta.

Deri më tani janë zhvilluar 17 ndeshje nga 33 që duhet të luhen në total, e që i bie më shumë se gjysma. Kështu, skuadrat që do të luajnë në pranverë ndaj Hysit do t’i fitojnë automatikisht tri pikë. Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fazli Berisha.

“Nëse do të ishin zhvilluar më pak se 50% e ndeshjeve të Superligës, atëherë do të shlyheshin të gjitha pikët që klubet tjera i kanë marrë në takimet ndaj Hysit. Tani, që është zhvilluar më shumë se 50% e ndeshjeve (17 nga 33), të gjitha klubet që do të luajnë ndaj Hysit, do t’i marrin nga tri pikë. Kështu thotë Rregullorja e Garave, e cila normalisht që do të respektohet”, u shpreh ai për gazetën Arena. /Telegrafi/ 

Exit mobile version