Reperi i njohur Mozzik së fundmi ka udhëtuar drejt Zvicrës, pasi ka qenë i ftuar për të performuar në një koncert për shqiptarët në diasporë.
Ai nuk ka udhëtuar vetëm, pasi me të është edhe stilisti i njohur Rexhep Zylfiu, i njohur si “Mr. Rex”, i cili e ka shoqëruar reperin në këtë udhëtim.
Në një video të siguruar nga Telegrafi, dy të rinjtë shfaqen në aeroportin e Zvicrës, teksa stilisti me shaka thotë se Mozzikun nuk e kanë lejuar të shkojë në Zvicër, pasi duket tip i rrezikshëm.
Sigurisht që kjo ka qenë vetëm një shaka e tij, pasi Mozzik tashmë ndodhet atje dhe pritet që të mbajë një koncert mjaft të suksesshëm. /Telegrafi/