Titulli “student ndërkombëtar” nënkupton studentin i cili ka ambicie të mjaftueshme të ndjekë dhe përfundoj studimet në një sistem edukimi jashtë vendit të tij, pra në një shtet tjetër, natyrisht, karakteri personal i tyre përshkruhet si ambicioz, punëtor dhe i përkushtueshëm.
Por, kush mund të fitoj titullin student ndërkombëtar dhe çfarë kushte duhen plotësuar për të studiuar jashtë vendit?
Agjensione edukative të specializuara mbi këshillimin e studentëve në fushën e edukimit dhe studimeve jashtë vendit, si Wiseword Kosova mbështesin faktin se absolutisht çdokush – që ka ambicie, përkushtohet, kryen testet e nevojshme standarde dhe ka informatat e duhura mund të jetë fitues i titullit “student ndërkombëtar”.
Kjo për shkak se nuk është e domosdoshme që për të studiuar jashtë vendit të jeni profil absolut apo të kufizoni veten në programe të cilat janë shumë të kushtueshme dhe të pa përballueshme financiarisht.
Tashmë me anë të ndihmës se agjensioneve si Wiseword Kosova, nuk është aspak e vështirë të gjeni opsionin e duhur për ju në mënyrë që të bëni ëndrrën e studimeve jashtë vendit realitet.
Krejt çka duhet të bëni është të rezervoni një konsultë falas, gjatë të cilës agjentët profesional do ju këshillojnë dhe profilizojnë duke ju dhënë mundësitë më të mira për profilin dhe situatën tuaj.
Të gjithë të rinjtë kosovarë të cilët janë ambicioz, të determinuar dhe të përkushtuar që të krijojnë një bazë të fortë edukative në mënyrë që të krijojnë karrierë të fortë profesionale, duhet të interesohen për një sistem edukimi që më së miri u përshtatet atyre.
Mënyra më efikase për realizimin e këtij qëllimi është konsultimi me agjent profesional të fushës të cilët do ju asistojnë jo vetëm për gjetjen e programit, shtetit dhe universitetit, por edhe gjetjen e akomodimit dhe kryerjen e aplikimit për vizë studentore.
Mund të themi se në Wiseword Kosova si agjension profesional i këshillimit të të rinjëve në fushën e edukimit dhe studimeve jashtë vendit, mund të gjeni të gjithë pakon e shërbimeve që ju duhen për tu bërë student ndërkombëtar.
Këto shërbime po vërehet qartazi se po inkurajojnë shumë të rinjë kosovarë për të studiuar jashtë vendit dhe duke përfituar nga sistemet e edukimit më të mira në botë.
Wiseword Kosova po punon vazhdimisht për të sjellur partneritete dhe risi të reja në fushën e edukimit.
Përveç asistimit të të rinjëve kosovarë për studime jashtë vendit, Wiseword Kosova aspiron që një ditë të asistoj njësoj edhe student të vendeve të tjera të fitojnë titullin “student ndërkombëtar” duke studiuar në Kosovë.