Telegrafi

Kush ma ka ngrënë ushqimin? Videoja që po bën namin në rrjetet sociale! (Video)

Kafshët, veçanërisht qentë, shpesh na çudisin me veprimet që bëjnë duke na treguar zgjuarsinë e tyre.

Ata kuptojë shumë mirë ambientin ku jetojnë, rregullat, në këtë rast edhe gabimet.

Në video duket zonja e dy qenve, që i pyet se kush ja ka ngrënë ushqimin, “Dentastix”.

E sjellja e qenve është e qartë, duke ulur kokën dhe qëndruar në heshtje.

Ata e kanë kuptuar gabimin dhe po e pohojnë atë, në heshtje, duke bërë një sjellje identike me të njeriut, ose një fëmije, që të bën të mendosh se sa shumë kuptojnë kafshët nga jeta jonë.