Emisioni Zona Express ka trajtuar demonstratat studentore të vitit 1981.
Në emision shfaqen dokumente nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë.
Aty jepen rrethanat që e shtynë Enver Hoxhën që në vitin 1981 të merret intensivisht me Kosovën.
Në dokumentar është transmetuar edhe një kabllogram i një diplomati shqiptar në Jugosllavinë e atëhershme që s’lë gjë të keqe pa thënë për Fadil Hoxhën dhe udhëheqësit tjerë shqiptarë të Kosovës.
Ndërsa, përmenden edhe incidentet që kishin ndodhur para demonstratave mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë.
Për më shumë, shikojeni dokumentarin. /Gazeta Express/