Site icon Telegrafi

Kush ka thënë se hajnat ikin nga policia?

Sa herë keni pyetur “a është e mundur që dikush të jetë aq i marrë? Shpeshherë! Posaçërisht kur lexoni për hajna të cilët në vend të ngjarjes rastësisht fotografohen me celularë, e më pas e harrojnë celularin, apo kur kriminelëve iu bie kuleta me letërnjoftim dhe leje të vozitjes…

Rasti i cili ka ndodhur në qytetin Saginaw në Michigan është edhe një në vargun e këtyre tentimeve për plaçkitje.

Hajni Mark White ka plaçkitur bankën me ndihmën e një bombe të rrejshme, ka ikur me gjahun e tij dhe e ka lutur vozitësin më të afërt që ta largoj prej aty. Vozitësi qëlloi të jetë polic, e plaçkitësi aktualisht gjendet në paraburgim dhe kaucioni i përcaktuar për të është 755.000 dollarë.

Exit mobile version