Telegrafi

Kush i ka shkruar librat e Dukagjinit?! Ky është mendimi i aktorëve të “ShPK Nazi”

(Foto: Screenshot/YouTube/Shpk Nazi)

Seriali vendor “SHPK Nazi”, i cili transmetohet në RTV Dukagjini, vazhdon të dhurojë skena qesharake pa fund për shikuesit.

Në episodin e pestë aktorët e këtij seriali kanë dhuruar skena interesante derisa po vizitonin Librarinë Dukagjini. Gixha dhe Liridoni gjenden në situatë të sikletshme kur Frroku i detyron të futen në librari.

Skena bëhet më qesharake në momentin kur Gixha dhe Liridoni “nuk e kanë idenë” se gjenden brenda Librarisë Dukagjini, por mendojnë se kanë ardhur të furnizohen për market.

Frruku u jep kohë një orë Gixhës dhe Liridonit për të gjetur se paku nga një libër për ta lexuar. Të befasuar nga numri i madh i librave, Gixhës e Liridonit u lind dilema se kush ka mundur t’i shkruaj të gjitha këto libra.

Më në fund ata e “zbulojnë” se librat në Librarinë Dukagjini i ka shkruar Kanuni i Lekë Dukagjinit!

Episodin e pestë të serialit vendor “SHPK Nazi” mund ta ndiqni më poshtë, ndërsa të shtunën nga ora 21:00 mund ta ndiqni episodin e ri të këtij seriali.