Dibran Hoxhaj i njohur si “Kobra”, u deklarua i pafajshëm lidhur me akuzat për rastin e vrasjes së V.C., më 3 janar 2023 në lokalin “Kobra City” në Prizren.
Ai në seancën fillestare të enjten në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pas leximit të aktakuzës tha “Absolutisht, për asnjërën hiç! Kisha pasë qef që vetëm njëra prej provave që i ka cekë ajo, figuron dora jeme apo diçka, mos e leni për nesër, qetu jepne burgim të përjetshëm”.
Seanca ndaj “Kobrës” u përcoll me reagime të ashpra nga i njëjti, çka rezultoi në përjashtimin e tij prej sallës së gjykimit.
Sjellja e të akuzuarit Hoxhaj erdhi pasi u deklarua për fajësinë, duke aluduar rreth një pajisje për regjistrimin e videos (DVR), shkruan Kallxo.com.
“Zotni, ku e keni DVR-in? Keni me pjellë DVR-in, që 16 muaj jam t`u majtë burg. U kry! Keni me pjellë, unë këtu nuk e njoh kërkon hiç, që 16 muaj po mbaj burg, keni me pjellë DVR-in. Çomëni ndaq në burg, ndaq kudo, keni me pjellë!”- tha i akuzuari “Kobra”.
Mirëpo, pa “Kobrën” gjykimi u zhvillua për vetëm pak qaste, derisa gjyqtari i rastit, Kujtim Krasniqi udhëzoi kthimin e tij në sallë.
Krasniqi kërkoi nga Hoxhaj që të jetë i sjellshëm në seancë, ndërsa ky i fundit tha se “kush ka bo pazar me mu po, kom me ju dhënë shkollë krejtve.”
“Unë për hir të familjes së të ndjerit edhe kushdo që vjen, unë po duq ë ta lëshojnë videon këtu…por kur s’jam unë e kush ka bo pazare me mu, policë apo këta, atëherë…(nuk kuptohet) veç në Jupiter në shkofshi! Në Dibranin më asnjë vërejtje s’ki me pas deri në fund të asaj, ki me pa që…po ta jap fjalën që Dibrani jo për frikë, për frikë në bunar më shtin, por për respekt unë kam me nejt gjithmonë në heshtje…a vallahi kush ka bo pazar me mu po, kom me ju dhënë shkollë krejtve” – tha Hoxhaj.
Aktakuza lidhur me këtë rast është ngritur më datë 02.02.2024 nga prokurorja speciale Merita Bina-Rugova.