Telegrafi

Kush ka bërë thirrje publikisht që të largohet Biden – publikohen emrat e 35 senatorëve dhe kongresistëve demokratë

Skynews ka raportuar se deri më tani 35 demokratë i kanë bërë thirrje publike Joe Biden të largohet nga për president të SHBA-së.

Mediumi britanik bënë të ditur se ky numër pritet të rritet në ditët në vijim.

Mesin e atyre që privatisht i kanë kërkuar që të dorëzohet 81-vjeçari është edhe ish-presidenti amerikan, Barack Obama si dhe ish-kryetarja e Kongresit amerikan, Nancy Pelosi.

Lexo po ashtu Biden i zemëruar me Obamën dhe demokratët e tjerë, mendon se ata e tradhtuan

Presidenti aktual amerikan është vënë nën presion të madh për të dhënë dorëheqje pas paraqitjes katastrofike më 27 qershor në një debat kundër Donald Trumpit.

Që atëherë, shqetësimet për moshën, shëndetin dhe aftësitë për të udhëhequr vendin janë rritur.

Më poshtë është një listë e atyre që kanë bërë thirrje që ai të largohet nga fushata elektorale deri më tani.

Senator:

Peter Welch
Jon Tester
Martin Heinrich
Sherrod Brown

Kongresmen:

Lloyd Doggett
Raul Grijalva
Seth Moulton
Mike Quigley
Angie Craig
Adam Smith
Pat Ryan
Earl Blumenauer
Hillary Scholten
Brad Schneider
Ed Case
Greg Stanton
Jim Himes
Scott Peters
Eric Sorensen
Brittany Pettersen
Mike Levin
Adam Schiff
Jim Costa
Sean Casten
Jared Huffman
Marc Veasey
Mark Pocan
Chuy Garcia
Greg Landsman
Zoe Lofgren
Betty McCollum
Kathy Cator
Morgan McGarvey
Gabe Vasquez /Telegrafi/