Site icon Telegrafi

Kush janë kundërshtarët e Kosovës në raundin shtesë të parakualifikimeve për Eurobasket 2021?

Kosova do të bëjë gara në Grupin G  të parakualifikimeve për Eurobasket 2021 së bashku me Luksemburgun dhe Britaninë e Madhe.

Raundi i tretë i parakualifikimeve për Eurobasket 2021 do të zhvillohet prej 3 deri më 21 gusht. Fituesi i grupit do ta siguroj një vend për në kualifikime për Eurobasket 2021.

Luksemburgu ka bërë gara në raundin e parë të parakualifikimeve për Eurobasket 2021 në Grupin C së bashku me Portugalinë dhe Qipron. Në katër ndeshje ka regjistruar vetëm 1 fitore dhe 3 humbje.

Të vetmen fitore e ka regjistruar ndaj Qipros si mysafir me rezultat 89:76, por kjo nuk ka mjaftuar për të avancuar për në raundin e dytë, aty ku kanë vazhduar Portugalia dhe Qipro, pasi Luksemburgu ka përfunduar në pozitën e tretë.

Lexo po ashtu Kosova edhe një rast për t'u kualifikuar në Eurobasket, në grup me Luksemburgun dhe Britaninë e Madhe

Ndërkaq Britania e Madhe pas eliminimit nga kualifikimet evropiane për Kupën e Botës “Kina 2019” ashtu si Kosova ka vazhduar garat në raundin e dytë të parakualifikimeve për Eurobasket 2021. Ka qenë në Grupin D së bashku me Austrinë dhe Qipron.

Në katër ndeshje Britania e Madhe ka realizuar 3 fitore e 1 humbje me bilanc të njëjtë si Austria që ka vazhduar tutje në kualifikimet për Eurobasket 2021.

Daniel Clark (Photo by Alex Livesey/Getty Images)

Britania e Madhe ka regjistruar humbje pikërisht nga Austria me rezultat 96:82, kurse së fundi e ka mposhtur me shifrat 78:75, rezultat ky i pamjaftueshëm për të dal në vendin e parë dhe për të vazhduar tutje.

Britania e Madhe e ka mundur Qipron në dy ndeshje, të parën si mysafir me 75:61 dhe më pas si nikoqir me 84:47.

Grupi G

3 Gusht 2019 Luksemburgu – Kosova

7 Gusht 2019  Kosova – Britania e Madhe

14 Gusht 2019 Kosova – Luksemburgu

17 Gusht 2019  Britania e Madhe – Kosova

/Telegrafi/

Exit mobile version