Përkundër polemikave e reagimeve të shumta, ‘Festa e Birrës’ në Korçë do të mbahet me të ftuarin special, këngëtarin me identitet serb, Goran Bregoviq.
Për shkak të këtij të fundit të gjithë artistët nga Kosova anuluan pjesëmarrjen e tyre, pasi thuhej se në të kaluarën me këngët e tij u frymëzuan serbët për masakrat në vend.
Sidoqoftë, faqja zyrtare e ‘FestaeBirrësKorçë’ ka publikuar emrat e këngëtarëve shqiptarë të cilët do të performojnë e do ndajnë skenën me Bregoviq.
Cilët janë artistët që do të këndojnë në të njëjtën skenë me ish-frontmanin e bendit “Bijelo Dugme”?
Aleksandër Gjoka, Elton Deda, Redon Makashi, Orgesa Zaimi – disa nga të famshmit që do të marrin pjesë në këtë eveniment.
Pjesë e tij do të jenë edhe Kamela Islamaj, Devis Xheraku, Endri dhe Stefi Prifti etj.
Theksojmë që ‘Festa e Birrës’ në Korçë do të mbahet nga 18-22 gusht.
Muzikanti, i cili ka qenë ndër emrat më të komentuar ditëve të fundit, do të interpretojë në natën e fundit të festivalit. /Telegrafi/