Site icon Telegrafi

Kush ishte Sokol Olldashi

Më 2004- kreu Kolegjin e Mbrojtjes pranë Komandës së Doktrinave (Politikat e Sigurimit Kombëtar), ku u Diplomua me “Medalje të Artë”.

Sokol Olldashi ka qenë një ndër studentët e ngjarjeve të Dhjetorit ’90 dhe katër herë deputet në Kuvendin e Shqipërisë.
Bashkë me idelaet e tij politike Sokol Olldashi e nisi në po këtë periudhë karrierën e tij si gazetar. Pas disa vitesh gazetar dhe kryeredaktor i gazetës “Albania”, në vitin 2001 zgjidhet për herë të parë deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

Në vitin 2005, ai rizgjidhet në Kuvend, me fitoren në Shijak. Pasi fitoi mandatin e dytë të deputetit Sokol Olldashi u emërua në krye të Ministrisë së Brendshme, post të cilin e mbajti nga viti 2005 deri në fillim të vitit 2007. Në këtë kohë kandidoi për kryetar të Bashkisë së Tiranës, garë që ai e humbi përballë Edi Ramës.

Më pas, Sokol Olldashi merr postin e ministrit të Transporteve dhe Punëve Publike, post që e mbajti deri në shtator të 2013.
Pas humbjes së Partisë Demokratike më 23 qershor dhe dorëheqjes së Sali Berishës, Olldashi kandidoi për postin e kryetarit të PD, përballë Lulzim Bashës.

Olldashi ka drejtuar Forumin Rinor të Partisë Demokratike, PD-të Tiranës, ndërsa ka qënë anëtar i forumeve më të larta të kësaj partie kryesisë dhe Këshillit Kombëtar. 41-vjeçari ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve. /Telegrafi/

Exit mobile version