Site icon Telegrafi

Kush ishte në aeroplanin e rrëzuar në Kazakistan?

Një aeroplan i linjës ajrore, Azerbaijan Airlines është rrëzuar në shtetin kazak, ku mbeten të vdekur 38 persona ndërsa shpëtuan 27 të tjerë.

Ministria e Transportit e Kazakistanit në një deklaratë për shtyp njoftoi se në aeroplan kishte shtetas të katër vendeve – 37 azerbajxhanas, gjashtë shtetas të Kazakistanit, tre shtetas të Kirgistanit dhe 16 rusë.

Raportimet e ndryshme thonë se Rusia qëndron pas rrëzimit të aeroplanit, të cilën gjë e ka mohuar Kremlini.

Lexo po ashtu Një raketë ruse shkaktoi rrëzimin e aeroplanit në Kazakistan?

Ndryshe, qeveria e Kazakistanit bëri të ditur, se do të bashkëpunonte me Azerbajxhanin në hetimin e rrëzimit të aeroplanit.

Hetimet ndër të tjera kanë të bëjnë me pretendimet për “shkelje të rregullave të sigurisë” në trafikun ajror.

Në mbrëmje, ekipet e shpëtimit zbuluan regjistruesin e fluturimit të makinës, e njohur edhe si kutia e zezë. /Telegrafi/

Exit mobile version