Telegrafi

Kush ishin dëshmitarët në kurorëzimin e Dudës?! (Foto)

Rrallë ndodh që në dasmën e një çifti të jenë dëshmitarë fëmijët e tyre.

Kjo i ka ndodhur reperit gjilanas të njohur si Duda, i cili është baba i tre fëmijëve, përkatësisht dy djemve dhe një vajze.

Megjithëse është i martuar që një kohë, tek dje është kurorëzuar edhe me letra, transmeton Telegrafi.

Reperi që në jetën reale quhet Burim Osmani këtë moment të veçantë e ka publikuar në llogarinë personale në Instagram.

“Ndjenjë e veçantë mi pas fëmijën dëshmitarë në ditën e martesës”, ka qenë mesazhi që reperi i ka lënë fotos.

Lexo po ashtu Duda kurorëzohet pas shumë vitesh martesë (Foto)

Urime të shumta ka marrë reperi për martesë, nga fansat e tij që janë të shumtë. /Telegrafi/