Site icon Telegrafi

Kush i inçizon qytetarët nëpër ministacionet e autobusëve në Shkup? (Foto)

Në ministracionet e autobusave të Ndërmarjes së transportit publik (NTP) të Shkupit, që gjenden përballë spitalit shtetëror, është hasur një shpallje në letër me përmbajtje njoftuese për qytetarët, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Shpallja u bën me dije qytetarëve se, gjatë hyrjes dhe daljes nga autobusët, inçizohen me kamera për qëllime hulumtimi.

NTP-ja e Shkupit deklaron se nuk i ka dhënë leje asnjë personi fizik apo juridik që të inçizojë qytetarët në ministacionet, por as që ka pranuar ndonjë kërkesë për veprimtari hulumtuese-shkencore. Për këtë arsye, zyrtarët e NTP-së kanë dalë për të hetuar situatën dhe për të hequr këto shpallje./Telegrafi/

Exit mobile version