Site icon Telegrafi

Kush ia puthi dorën Enca Haxhisë? (Foto)

Këngëtarja Enca Haxhia është shumë e kërkuar nga fansat për të qenë e pranishme në koncerte edhe jashtë vendit.

Së fundmi këngëtarja ka qenë në Zvicër, ku ka mbajtur një koncert në qytetin Lucerne, gjersa sonte (e dielë) do të mbajë koncertin e saj të radhës në Londër.

Ajo ka publikuar në llogarinë zyrtare në Instagram një fotografi, ku ka treguar se koncerti ka qenë mjaft i suksesshëm, gjersa salla ka qenë e mbushur plot.

Në fotografi shfaqet edhe një djalosh nga publiku, i cili në shenjë mirësjellje i ka puthur dorën Encës gjatë performancës së saj.

Enca tashmë është e njohur për provokimet dhe paraqitjen e saj, të cilat tërheqin shumë fansat e saj, veçanërisht gjininë mashkullore. /Telegrafi/

Exit mobile version