Prezantuesja e njohur Marina Vjollca, pa dyshim që është një nga ikonat e bukurisë shqiptare dhe sigurisht që një bukuri të tillë e gëzojnë edhe motrat e saj.
Marina ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi, ku shihet duke darkuar bashkë me motrat e saj, përkatësisht motrën e madhe Lirën si dhe Luanën, këngëtaren e njohur tashmë për publikun.
Ajo ka treguar se është shumë e lidhur me të dyja, pasi në mbishkrimin e fotos, ka shkruar se ato për të janë gëzimi i shpirtit të saj.
Kujtojmë që Marina ka edhe një motër të quajtur Marseda. /Telegrafi/