Përveç që shënojnë për skuadrat e tyre ata të njëjtën gjë e kanë bërë edhe për kombëtaret e tyre në ndeshjen e fundit.
Miralem Pjanic, Hakan Çalhanoglu dhe Dimitri Payet shënuan për kombëtaret e tyre që arritën edhe fitore.
Boshnjaku shënoi nga goditja e dënimit një gol të bukur kundër Zvicrës. Ai konsiderohet si një prej lojtarëve që i gjuajnë më së miri goditjet e dënimit.
https://www.youtube.com/watch?v=zP9Oba3s7y4
Edhe turku Çalhanoglu arriti të tund portën e Austrisë. Edhe pse vetëm 22 vjeç mesfushori i Bayer Lverkusen llogaritet si njëri prej më të mirëve në botë.
https://www.youtube.com/watch?v=Xqmi1zc4WnY
I fundit që është duke magjepsur Evropën është Dimitri Payet. Anësori i Ëest Hamit shënoi një gol prej më shumë se 30 metrave. Ai këtë gjë është duke e bërë shumë shpesh.
https://www.youtube.com/watch?v=y00xMvCk8yE
Në sezonin 2015-16, në pesë ligat më të mëdha janë shënuar gjithsej 113 gola nga goditje e dënimit. /Telegrafi/