Vazhdon seria e dyshimeve të rastit, gjegjësisht aksidentit të zëvendësministrit Dime Spasov. Në një video të publikuar nga Libertas, janë nxjerrë fragmente të deklaratave të Spasovit dhe gazetarit Dragan Pavloviq-LLatas, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Fragmente nga intervista me Dime Spasov në TV Nova dhe kryeredaktorit Llatas të Tv Sitelit dhe gjykoni në mes të deklaratave të të dyve, për atë nëse kishte aksident apo jo, nëse Spasov iku nga policia apo sulmuesit e dyshuar, nëse policia ka ndjekur ose “si rastësisht është gjetur aty, por nuk është përgjigjur (në çka?!)”, kush e kishte ndaluar në fund, nëse policia apo sulmuesit që pretendohet.
Spasov thotë se ishte sulmuar nga një grup njerëzish dhe njëherit, duke i’u drejtuar pistoletën ndaj tij dhe njëherit i ka kërkuar falje shoqërueses që i është shkaktuar dëm i vogël.
Por nga ana tjetër gazetari Llatas thotë se askund nuk ka pasur aksident, askund nuk ka pasur fatkeqësi aksidenti, askund nuk ka pasur shoqëruese, askund nuk ka pasur alkool, ashtu siç pretendohet nga aferat e LSDM-së dhe pas videos së publikuar, gjoja për aksidentin e Spasovit, Lllatas përfundon me fjalët: ‘dhe tani kush është në të drejtë’.
Mbrëmë Televizioni Sitel publikoi video ekskluzive nëpërmjet së cilës ata deshën që të mbrojnë ndihmës ministrin për Punë dhe Politikë Sociale, Dime Spasov, ku shihej se ai ndiqej nga dikush. Në video, sipas Sitel, Spasov ndiqej nga ”kriminelë shqiptarë” por e vërteta flet ndryshe: Spasov ndiqej nga policia e cila e kishte paralajmëruar ndihmës ministrin që të ndalojë por ai i kishte injoruar, shkruan Telegrafi Maqedoni. /Telegrafi/