Telegrafi

Kush është Yllka Rexha? Prishtinasja e ndjekur në masë të madhe në Instagram (Foto)

Bukuroshja nga Prishtina, Yllka Rexha, e cila ka bërë bujë në llogarinë e saj në Instagram, me një numër të madh të ndjekësve, është ndër më të përfolurat kohëve të fundit. Prishtinasja ka mbi 35 mijë ndjekës.

Në një intervistë të bërë për Telegrafin, ajo shuan kureshtjen duke shpalosur detaje nga jeta e saj. Yllka Rexha, ishte modele dhe këngëtare, por këngën e la për t’iu futur biznesit . Kjo e fundit sot është një sipërmarrëse, me një përvojë të gjatë në tekstil, menaxhim dhe biznes.

E pyetur se cila është arsyeja pse ajo ka kaq shumë ndjekës në rrjete sociale, duke e ditur se më nuk është modele dhe këngëtare, ajo thotë: “Unë mendoj që përditshmëria ime mund të jetë interesante për dikë dhe kjo mund të jetë edhe një ndër arsyet pse njerëzit përcjellin Instagramin tim”.

‘Disa persona më shkruajnë që pëlqejnë stilin tim, disa të tjerë thjeshte pëlqejnë fotot e bukura, e disa te tjerë janë shoqëri qe i njoh dhe me të cilët mbaje kontakt. Secili nga ne identifikohet me gjera të ndryshme rreth vetes dhe me persona të caktuar, prandaj unë mendoj që përcjellësit e mijë identifikohen me diçka nga fotot e mia, apo me ndonjë element tjetër timin. Kjo ndoshta mund te jete arsyeja se pse kam përcjellës të shumte në Instagram”, është shprehur ajo për Telegrafi.

Yllka edhe pse e angazhuar në biznes nuk e lë anash faktin për t’iu kthyer modelimit.

“Modelimi është diçka që e pëlqej shumë. Nëse ka diçka nga modelimi që i përgjigjet natyrës time dhe stilit tim patjetër që do ta bëjë edhe në të ardhmen”, ka shtuar ajo.

Më poshtë jua sjellim Yllka Rexhën, përmes disa fotove të saj në llogarinë e saj personale në Instagram. /Telegrafi/