Liverpool dhe Manchester United janë duke luajtur në “Anfield” ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të në Ligën Premier.
Kjo është hera e parë që United viziton “Anfield” që prej humbjes turpëruese me rezultat 7-0 sezonin e kaluar.
Liverpool janë momentalisht dhjetë pikë para Unitedit të cilët jo shumë kohë më parë u eliminuan nga Liga e Kampionëve.
Ata janë duke vuajtur nga një krizë e lëndimeve, gjë që e ka detyruar teknikun Ten Hag që për këtë ndeshje ta ftoj të riun Willy Kambwala.
Kush është Willy Kambwala?
Kambëala, 19-vjeçar, iu bashkua Unitedit nga Sochaux që bën gara në kategorinë e dytë të futbollit francez në vitin 2020, për një shumë në regjionin e 3.5 milionë eurove.
Ai është një mbrojtës shtatgjatë, i cili ende nuk e ka bërë debutimin me fanellën e “Djajve të Kuq”.
Sidoqoftë, Kambëala e ka shijuar ndjenjën e të stërviturit me ekipin e parë, teksa ka qenë prezent në seancat stërvitore dy herë këtë sezon.
Në moshën 16 vjeçare ai kishte qenë kapiten i grupmoshave U17 të Francës dhe ka lejen për ta përfaqësuar Kongon.
Sa herë ka luajtur ai këtë edicion?
Ai ende nuk ka bërë një paraqitje me ekipin e parë të Manchester Unitedit, teksa për të rinjtë e këtij ekipi numëron rreth 15 paraqitje.
Kambëala kishte luajtur nga minuta e parë në humbjen me rezultat 2-0 ndaj Bayernit, në Ligën e të Rinjve të UEFA-s./Telegrafi/