Telegrafi

Kush është vajza misterioze me të cilën Yamal u pa kohët e fundit mes thashethemeve për ndarje nga Alex Padilla?

Jeta e një ylli futbolli brenda dhe jashtë fushës tërheq gjithmonë vëmendje.

Por, fama e Lamine Yamal arriti përtej kufijve në një moshë kaq të re që nga Kampionati Evropian.

Është koha e duhur që lojtarët të lënë pak kohë nga loja, dhe Yamal pasi shkëlqeu si për klubin ashtu edhe për vendin tashmë ndodhet në pushim.

Lamine Yamal

Megjithatë, jeta e tij private duket se nuk po shkon edhe aq mirë, përkundër se u zbulua romanca me Alex Padilla.

Ndërsa thashethemet sugjerojnë se çifti u nda për shkak të një videoje që po qarkullonte në rrjetet sociale, një tjetër lajm për yllin po bën bujë.

Lexo po ashtu U akuzua për tradhti teksa u pa e ulur në prehrin e një tjetri, reagon e dashura e Lamine Yamal

Sipas aludimeve të ndryshme, historia e ndarjes së Yamal duket se po bëhet e vërtetë pasi futbollisti u pa me një tjetër vajzë.

l njëjti u pretendua për një lidhje tjetër dhe kjo ka sjellë sërish kuriozitet të madh.

Por kush është ajo?

Partnerja e re e Lamine Yamal?

Ishte një foto me Lamine Yamal e cila është arsyeja e spekulimeve se ai po shijon një romancë të re. Sports Nigeria pretendon se është parë me një vajzë tjetër gjatë pushimeve të tij dhe thashethemet sugjerojnë se ajo mund të jetë Jacque Ligero.

Ligero është një modele spanjolle dhe një influencuese e rrjeteve sociale, dhe ajo pretendohet të jetë 27 vjeçe, që është 10 më shumë se mosha e Yamal.

Edhe pse nuk dihet shumë për të, ajo ka afro 40 mijë ndjekës në Instagram, por nëse të dy janë në lidhje nuk është konfirmuar ende. Megjithatë, ata të dy ndjekin njëri-tjetrin në platformë.

Më parë u përfol se Ligero kishte një përfshirje romantike me Tino Livramento të Newcastle United.

Në të kundërt, Yamal ka qenë privat, fillimisht për marrëdhëniet e tij. Spekulimet për një romancë të mundshme mes Yamal dhe Padilla u ndezën kur ajo u pa mes familjeve të lojtarëve spanjollë gjatë një ndeshjeje.

A mori fund lidhja e Yamal me Padilla?

Dyshja janë parë duke pushuar në ishujt Kos, Greqi vetëm 10 ditë më parë.

Megjithatë, Padilla u pa në një live ulur në prehrin e një tjetri, gjë që çoi në spekulime se e ka tradhtuar futbollistin.

Pritet të shihet në vazhdim se si do të rrjedhë kjo ngjarje e yjeve të famshëm. /Telegrafi/

Yamal dhe Padilla