Telegrafi

Kush është vajza misterioze që pozoi pranë Arda Guler? Imazhi u bë menjëherë viral

Ylli i Turqisë, Arda Guler, është parë nën shoqërinë e një grua, pas një imazhi të shkrepur në palestër.

Fotografia ku pozonin së bashku u bë menjëherë virale. Por kush është vajza misterioze?

Gruaja në foto është Ekin-Su Culculoglu, aktorja dhe modelja e njohur britaniko-turke, e cila me sa duket ushtron në të njëjtën palestër me Guler.

“Më i miri”, shkroi ajo në foto, duke e etiketuar futbollistin turk.

Ekin-Su, është pjesë e shfaqjeve të ndryshme televizive, ajo është fituese e serisë së tetë të Love Island.

Nuk dihet ende nëse në realitet ka diçka mes tyre, apo vetëm se takimi i tyre ka qenë i rastësishëm. /Telegrafi/