Këngëtari i njohur Dren Abazi pas një vere mjaft të ngjeshur me koncerte, ka vendosur që në fund të sezonit t’i japë vetes pak pushim.
Nëpërmes rrjeteve sociale ku ai publikon foto vazhdimisht, Dreni ka treguar se ndodhet në pushime, në qytetin e vjetër Kotor, të Malit të Zi.
Së fundmi, ai ka publikuar në Instagram një fotografi ku shihet një vajzë e kthyer prapa e cila ndodhet në po të njëjtin vend me Drenin.
Ai nuk ka dashur ta bëjë të ditur identitetin e vajzës, gjë që ka ngritur dyshime se ajo mund të jetë e dashura e tij, ndërsa Dreni gjithmonë në intervista ka qenë i rezervuar sa i përket jetës private.
Kujtojmë që të njëjtën gjë e bëri edhe vëllau i tij, këngëtari Art Abazi javë më parë. Arti ishte përfolur për një lidhje me një modele nga Tirana, por që në Instagram kishte publikuar një foto ku tregonte vetëm trupin e saj, jo identitetin./Telegrafi/
drdr