Telegrafi

Kush është Urko? Truproja i fortë i Maqedonisë që mbyti 22 vjeçarin

Një natë më herët në Shkup ka pasur një aksident ku mbeti i vdekur djaloshi 22 vjeçar me iniciale S.A i cili u godit nga polici i drejtorisë së gjashtë të MPB-së dhe ish-sigurimi i ish-kryeministrit Gruevski, Dejan Mitrovski-Urko, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Dejan Mitrovski-Urko është polic i punësuar në drejtorinë e gjashtë në MPB. Ai më herët ka qenë hija e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski por gjithmonë ka pasur probleme me rrethin e ngushtë të ish kryeministrit nga radhët e OBRM-PDUKM, gjegjësisht me ish drejtorin e Drejtorisë për Siguri Kombëtare, Sasho Mijallkov.

Lexo po ashtu Motra e 22 vjeçarit të mbytur nga ish-sigurimi i Gruevskit rrëfen prapaskenat

Bisedat e tyre janë publikuar edhe nga LSDM opozitare, tani më të njohura si ”bombat e opozitës” ku në mes tjerash Urko dhe Mijallkov flisnin për bizneset e të njejtës industri, sigurime. Urko ka udhëhequr një kompani sigurimesh me emrin ”Llupus” kurse më vonë Sasho Mijallkov ka krijuar kompaninë SGS të cilët kanë konkurruar në treg me oferta të ndryshme por me fuqinë e njejtë, fuqinë e pushtetit, shkruan portali Nova.

Lexo po ashtu Ish-truproja e Gruevskit aksidenton keq 22 vjeçarin në Shkup (Foto/Dokument)

Urko është përmendur edhe pas vrasjes së të riut Martin Neshkovski ku gjatë bisedës mes ish-ministres Gordana Jankullovska dhe ish-kryeministrit Gruevski, ai shprehet se nuk i pëlqen puna dhe angazhimi i tij si hija e tij dhe sigurimi numër 1 në kabinetin e tij.

Dejan Mitrovski-Urko, ka qenë hija e Gruevskit për 15 vite, prej kohës kur ai ishte ministër i Financave në qeverinë kalimtare pas konfliktit të vitit 2001 në Maqedoni.

Urko tani akuzohet për vrasjen e 22 vjeçarit S.A nga Shkupi. Motra e viktimës mbrëmë për 24Vesti ka thënë ”Kemi kontaktuar me shoferin Urko, erdhi që nga momenti kur vëllai u shtrua në spital dhe ka qëndruar me ne çdo moment. Sipas dëshmitarëve, Urko ka qenë i parkuar tek bilbordi aty afër dhe duke kthyer në gjysmërreth ai e ka goditur vëllain tim. Organet e rendit do të shqyrtojnë këtë aksident, duke analizuar pasqyrën e gjakut dhe urinës, fotografitë dhe dokumentet tjera. Nga kjo do të varet edhe procedura e gjykimit.” thotë motra e 22 vjeçarit S.A i cili u aksidentua për vdekje nga Dejan Mitrovski-Urko./Telegrafi/

Lexo po ashtu Ka ndërruar jetë 22 vjeçari që u përplas me ish-truprojën e Gruevskit