Getoar Selimi ditë më parë paralajmëroi projektin e ri me një postim interesant me në qendër të vëmendjes një ujk agresiv.
Fabula e Geasyt e përdorur në prag të projektit të tij të ri që demonstron agresivitetin dhe urinë e pashtershme që ka, duket se po u pëlqen edhe reperëve tjerë, shkruan Telegrafi.
Majk i cili është në menaxhim të Getit, po ashtu ka përdorur fabulën e ujkut në një nga postimet e tij, shkruan Telegrafi.
“Unë jam një ujk”, ka shkruar Majku në foto.
Tash vërtet, cili është ujku i vërtet Geti apo Majku? Sigurisht se Geti do të ketë diskutime me reperin për përdorimin e fabulës së tij. /Telegrafi/