Një ndër serialet më të famshme amerikane do të ketë një fokus të ri në zhvillimin e saj.
Filmi që ndjek historinë e familjes Soprano nga periudha para se të shfaqet në serial, do të fokusohet tek të rinjtë e Tony Sopranos.
Regjisori i filmit, David Chase ka konfirmuar se Michael Gandolfini, i biri i James Gandolfinit, do të luajë Tonyn e ri në këtë seri televizive.
Sipas NME, fushë veprimtaria e filmit, “The Many Saints of Newark” do të jetë i fokusuar në vitin 1960 dhe personazhi kryesor, si në serinë origjinale, do të jetë Tony Soprano.
“Unë kam qenë i interesuar për New Yorkun, si dhe në jetën e saj në vitin 1960. Si fëmijë gjithmonë shkoja me prindërit e mi atje si darkonim me gjyshin dhe gjyshen time. Por ajo që më interesonte ishte eksplorimi i fëmijërisë dhe të rinjve të hershëm të Tony Sopranos”, tha regjisori amerikan.
Rikujtojmë se aktori James Gandolfini, i cili luajti rolin e shefit të mafisë së Tony Sopranos në serinë “The Sopranos”, vdiq në vitin 2013.
Ndryshe, seriali është prodhim i televizionit të njohur amerikan, i cili njihet edhe për një numër të madh të projekteve, HBO. /Telegrafi/