Të dielën, sulmuesi i Indisë, Sunil Chhetri, 37 vjeçar, bëri histori duke barazuar numrin e golave të Peles dhe tani është prapa Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, në listën e golashënuesve më të mirë me kombëtare që janë ende aktivë.
Chhetri, shënoi dy herë kundër Nepal, duke e arritur numrin e 77 golave për Indinë, duke barazuar nivelin me Pelen dhe Ali Mabkhout (ende aktiv), në listën e të gjitha kohërave.
Përpara Chhetri dhe Mabkhout janë Messi (80 gola) dhe Ronaldo (112 gola).
Messi kohët e fundit u bë golashënuesi më i mirë i Amerikës së Jugut i të të gjitha kohërave, por Chhetri është vetëm tre gola prapa dhe mund të ëndërrojë ta kalojë atë.
Megjithatë, Chhetri dhe Mabkhout kanë shumë punë që të arrijnë më të mirin e të gjitha kohërave në Azi, pasi ai nder i takon iranianit Ali Daei, i cili me 109 gola është i dyti në listën e përgjithshme të të gjitha kohërave dhe Ronaldo e kaloi vetëm këtë vit.
Chhetri, i cili aktualisht luan për Bengaluru në Superligën Indiane, e ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij në vendin e tij.
? A little bit of Sunil Chhetri to brighten up your day.
? Bengaluru fans will never tire of this semi-final double from the Indian icon in 2016. #AFCCup | #WaybackWednesday pic.twitter.com/zwhUZiccW1
— #AFCCup2021 (@AFCCup) October 6, 2021
37-vjeçari është golashënuesi rekordmen i Indisë. /Telegrafi/