Site icon Telegrafi

Kush është shitësi më i madh i telefonave të mençur në tregun më të populluar në botë?

Firma e njohur e hulumtimeve të tregut IDC ka publikuar raportin e saj të fundit për tregun kinez të telefonave të mençur, duke zbuluar se Huawei ishte shitësi kryesor në vend me mbi 17% të totalit të telefonave në TM2 2016.

Kompania e famshme kineze Huawei ka shitur 19.1 milionë telefona të mençur në tremujorin e dytë, nga 16.6 milionë njësi sa kishte raportuar në tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar.

Oppo dhe Vivo kanë kapur vendin e dytë dhe të tretë me 16.2% dhe 13.2%, respektivisht.

Vëllimi i shitjeve nga Oppo është dyfishuar në krahasim me vitin e kaluar, ndërkohë që Vivo u rrit me 75%.

Xiaomi dhe Apple kanë rrumbullakosur pesëshen e parë, por me një rënie nga viti në vit prej 38.4% dhe 31.7%, respektivisht.

Exit mobile version