Site icon Telegrafi

Kush është Samuel Mbangula – anësori i Juventusit që bëri debutimin e tij të jashtëzakonshëm në Serie A

Trajneri i Juventusit, Thiago Motta, ka zgjedhur Samuel Mbangula në vend të Douglas Luiz për debutimin e Bianconerëve në Serie A kundër Como, ku Zonja e Vjetër fitoi 3-0.  

20-vjeçari anësor që kaloi të gjithë parasezonin me ekipin e parë, ka debutuar me gola, duke shënuar  madje të parin për Juventusin në këtë sezon. 

Shumë fërkuan sytë kur Thiago Motta publikoi formacionin e tij të parë titullar për Juventusin në Serie A. 

 

Në fakt, ish- trajneri i Bolonjës zgjodhi çuditërisht debutuesin Samuel Mbangula për nënshkrimin më të shtrenjtë të verës në Torino, ish-mesfushorin e Aston Villa, Douglas Luiz. 

Mbangula bëri debutimin e tij për ekipin e parë dhe në Serie A kundër Comos, por kush është ai dhe çfarë duhet të presim nga 20-vjeçari premtues? 

Mbangula është një anësor sulmues, kryesisht luan në krahun e majtë, megjithëse ai mund të vendoset edhe në anën e kundërt të fushës, por edhe si sulmues mbështetës ose mesfushor sulmues. 

Por sot Kenan Yildiz, numri 10 i ri i Juventusit, luajti në mes kundër Comos, duke i lënë hapësirë Mbangula në anën e majtë të fushës. 

Jo shumë i gjatë (1,71 m), 20-vjeçari do të mbështetet kryesisht në ritmin e tij. Ai ende mund të përmirësohet teknikisht, por shpejtësia e tij mund të jetë një vlerë e shtuar, dhe gjuajtjet nga distanca mund të jenë gjithashtu mjaft të mira nëse ai është në ditën e tij, sikurse që ishte sot. 

Mbangula iu bashkua Akademisë së Juventusit në shtator 2020 dhe ka luajtur për skuadrën U17, ekipin Primavera dhe NextGen. 

Ai ka 12 gola në 57 paraqitje me Primaveran, por ndikimi i tij në futbollin profesionist ka qenë gjithashtu i jashtëzakonshëm. Anësori premtues ka arritur dy gola dhe katër asistime në 25 ndeshje të NextGen në Serinë C, divizioni i tretë i Italisë. 

Mbangula ka nënshtetësi të Kongos dhe Belgjikës dhe ka grumbulluar tre paraqitje me skuadrën U21 të belgëve , duke bërë debutimin e tij në tetor 2023, muaj pasi iu bashkua Juventusit nga Akademia e Anderlecht. 

Në letër, ai është ende pjesë e NextGen dhe është promovuar në ekipin e parë për para-sezonin dhe ndeshjen e parë të sezonit kundër Comos.  Tifozët e Juventusit e kanë parë tashmë në veprim këtë verë, teksa u prezantua si zëvendësues në ndeshjet miqësore kundër Nurenberg dhe Brest. /Telegrafi/  

Exit mobile version