Samuel Iling-Junior bëri debutimin e tij për skuadrën e parë të Juventusit të premten kundër Empolit.
19-vjeçari iu bashkua Zonjës së Vjetër nga Blutë në verën e vitit 2019 pasi nuk arriti të nënshkruante një kontratë profesionale me Blutë. Zonjë e Vjetër pagoi vetëm 130 mijë euro për të siguruar nënshkrimin e tij nga gjigantët e Ligës Premier.
Shënues i një goli në shtatë paraqitje me skuadrën U19 të Anglisë, Iling-Junior kaloi sezonin e tij të parë në Torino me skuadrën Primavera përpara se të promovohej në “NextGen”, ekipi i dytë i Juventusit që luan futboll profesionist në Serinë C, divizioni i tretë i Italisë.
Ai shënoi tre gola në gjashtë paraqitje me skuadrën e dytë të Zonjës së Vjetër para debutimit të tij për skuadrën e parë në Serie A kundër Empolit të premten.
Anglezi u prezantua për pesë minutat e fundit në fitoren 4-0 në Allianz Stadium dhe sipas La Gazzettas, ai do të marrë më shumë minuta këtë sezon.
Anësori sulmues është aktualisht alternativa e vetme për Filip Kostic në krahun e majtë për bardhezinjtë, të cilët duhet të luajnë pa Federico Chiesan dhe Angel Di Marian.
Sipas Gazzettas, Juventus mund të vendosë ta promovojë atë në skuadrën e parë deri në fund të sezonit përpara se të vendosë të ardhmen e tij sezonin e ardhshëm, kur ai mund të vazhdojë rrugën e tij të zhvillimit në Torino ose të marrë më shumë kohë për të luajtur në huazim.
“Ky është një moment i veçantë për familjen time dhe mua”, deklaroi ish-ylli i Chelseat për Juventus TV pas debutimit të tij të premten.
“Futbolli i Serisë A është i ndryshëm nga Seria C dhe ka shumë gjëra që duhet të kuptoj dhe mësoj. Debutimin tim ia dedikoj të dashurës sime”, ka vazhduar më tej ai. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=hCjHAhK50OQ