Site icon Telegrafi

Kush është Roback – transferimi i sugjeruar nga Ibrahimovici për Milanin?

Foto: AC Milan

Rafael Leao fillon si qendër sulmues i Milanit kundër Sassuolo sot me Lorenzo Colombo dhe Emil Roback në bankën rezervë.

Por, kush është Emil Roback?

Me Zlatan Ibrahimovicin që pritet të qëndrojë jashtë fushe për më shumë se një muaj, Stefano Pioli e gjen veten me pak opsione në sulm.

Strategu italian i ka dhënë Emil Roback thirrjen e tij të parë për skuadrën e parë në ndeshjen kundër Sassuolos.

Ai u transferua nga Hammarby për dy milionë euro verën e kaluar dhe sipas Goal.com, Zlatan Ibrahimovic sugjeroi Rossonerët për të siguruar shërbimet e sulmuesit 17-vjeçar.

Roback nënshkroi kontratën e tij të parë profesionale me Hammarby në janar të viti 2020,  kur ishte vetëm 16 vjeç.

Ai më pas u bashkua me klubin e divizionit të tretë suedez Frej si huazim ku luajti tetë ndeshje dhe bëri debutimin e tij për në Hammarby për ekipin e parë në kupën suedeze kundër IFK Goteborg në qershor.

Roback shënoi një gol në debutimin e tij me Suedinë U17 në vitin 2019 kundër Danimarkës.

Ai nuk është një qendër sulmues klasik pasi preferon më shumë të fillojë nga e majta, duke lëvizur drejtë qendrës.

17-vjeçari u stërvit me ekipin e parë të Milanit para sezonit këtë verë dhe luajti një lojë miqësore kundër Monzas. Ai ka një paraqitje me ekipin Rossoneri Primavera deri më tani këtë sezon. /Telegrafi/

Exit mobile version