Peter Federico bëri debutimin e tij me Real Madridin kundër Athletic Bilbaos të mërkurën mbrëma, por çfarë dihet deri më tani për këtë 19-vjeçar?
Gjëja e parë që duhet thënë është ndikimi që trajneri i Real Castillas, Raul Gonzalez ka pasur në zhvillimin e tij, me të riun që është një nga yjet e sezonit deri më tani në kategorinë e tretë të Spanjës, Primera Division RFEF.
Një lojtar që luan në shumë pozita, Peter ka bërë 16 paraqitje për Castillan këtë sezon, duke shënuar dy herë dhe duke treguar se është gati për luajtur një nivel më të lartë.
Carlo Ancelotti padyshim që ra dakord dhe nuk hezitoi ta fuste atë në ndeshjen e zhvilluar në “San Mames”, me Real Madridin që ishte në epërsi 2-1.
Dhe ai madje mund të kishte shënuar në debutimin e tij një gol, por portieri i Athletic Bibalos, Julen Agirrezabala, ia mohoi këtë kënaqësi.
Sidoqoftë, ishte një film i shkëlqyeshëm nga Peter, i cili ka lindur në Madrid, por me kombësi është nga Republika Domenikane.
Ai tani ka bërë debutimin e tij dhe tifozët e Real Madridit tani e duan më shumë në fushë.
Peter ka një këmbë të majtë të shkëlqyer, të cilën e përdor me mjeshtëri kur driblon dhe ritmi që ka i jep atij një tjetër aset në botën gjithnjë e më fizike të futbollit elitar.
Ai ka aftësi që të luajë në role të ndryshme, fillimisht si mbrojtjes i majtë, por edhe në krahët e sulmit.
E gjithë kjo do të thotë se ai duket i përshtatshëm për strukturën mbrojtëse të Real Madridit , e cila shpesh kalon me tre në prapavijë.
Deri më tani këtë sezon, Peter është dukur më i rrezikshmi kur operon nga krahu i djathtë, por ai gjithashtu ka kombinuar mirë me Sergio Arribas kur ndërron anët.
Real Madrid e ka yllin e tyre të ri të lidhur deri në vitin 2024 me kontratë, dhe mbetet për t’u parë tani nëse ai mund të gjejë një nvedn në skuadrën e Ancelottit në ndeshjet e ardhshme. /Telegrafi/