Këtë javë në “Thumb” me gazetaret Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu ka qenë i ftuar reperi Stresi.
Një ndër pyetjet ngacmuese që i ka bërë gazetarja ka qenë se kë do të merrte të parin në telefon për t’i thënë të dua.
Pas kësaj pyetjeje ndoshta pritej një përgjigje që mund të zbulonte të dashurën e tij, por jo!
“Përveç nënës, nuk e di kë tjetër. Ajo është e para në jetë!”, ka thënë reperi. /Telegrafi/