Telegrafi

Kush është njeriu më i moshuar në botë pas vdekjes së murgeshës 118-vjeçare

Maria Branyas Morera (115), e cila i mbijetoi virusit COVID-19 dy vjet më parë, u bë personi më i vjetër në botë pasi murgesha Andre (118) vdiq ditë më parë.

Maria lindi në SHBA në vitin 1907, por kur ishte fëmijë u shpërngul në Spanjë me familjen e saj, shkruan gazeta britanike dailymail.

Ajo jeton në një shtëpi pleqsh dhe në një intervistë me të përditshmen katalanase La Vanguardia në tetor 2019, ajo tha se deri në moshën 105 vjeç, ajo i binte pianos, lexonte gazetën dhe bënte ushtrime çdo mëngjes.

Drejtoresha e shtëpisë tha me këtë rast se ajo është në gjendje të mirë shëndetësore për moshën e saj, edhe pse në masë të madhe ka humbur dëgjimin dhe shikimin dhe ka vështirësi të lëvizë.

Maria u martua në vitin 1931 dhe pati tre fëmijë gjersa tregoi se ka 11 nipër e mbesa dhe 13 stërnipër.

Personi më i vjetër në botë, murgesha franceze Andre, ndërroi jetë disa javë para ditëlindjes së saj të 119-të në një shtëpi të të moshuarve në Toulon, raportuan mediat botërore dhe tashmë Maria Branyas ia ka marrë këtë titull. /Telegrafi/