Site icon Telegrafi

Kush është në Gjermani nuk do të mbetet pa punë

Papunësia mbeti në nivelin më të ulët historik në muajin dhjetor në Gjermani, me një normë prej 6,3 për qind sipas të dhënave të korrigjuara nga ndryshimet sezonale, sipas shifrave zyrtare të publikuara sot nga Agjencia për Punësimin.

Norma prej 6,3 për qind ishte arritur për herë të parë në muajin nëntor duke vendosur një rekord tjetër që prej Ribashkimit të vendit në vitin 1990.

Stabiliteti në muajin dhjetor është konform parashikimeve të analistëve të pyetur nga ndërmarrësit e shërbimeve financiare Financiers Factset, raportojnë mediat gjermane.

Në të gjithë vitin 2015, Gjermania ka regjistruar një përqindje papunësie prej 6,4 për qind, një prej më të ulëtave në Evropë. /Telegrafi/

Exit mobile version