Çfarë mendoni se do t’ju motivonte më së shumti për të vrapuar 10 minuta? Nëse ju ndjekë diçka e frikshme? Nga vetmia? Një gotë me ujë? Apo premtimi i një pice të madhe pasi ta keni përfunduar vrapimin?
Nëse po ndjeheni paksa të motivuar nga opsioni i fundit, atëherë mos u stresoni – nuk jeni të vetmit, transmeton Telegrafi.
Në fakt, shumica e njerëzve janë më të motivuar nga uria sesa nga frika, etja apo vetmia, sipas studimit të fundit.
Eksperimentet, pavarësisht se janë kryer me minj, kanë dëshmuar se uria është motivuesi më i fuqishëm nga të gjithë. Motivues më i fuqishëm sesa frika, etja apo vetmia.
Hulumtimi i kryer nga National Institutes of Health dhe i publikuar në Neuron ka kryer një sërë eksperimentesh për të zbuluar se çfarë na motivon më së shumti: uria, etja apo frika.
Prandaj, nëse jeni duke u përpjekur ta motivoni veten për të bërë diçka, ndoshta ia vlen t’i premtoni vetes një hamburger gjigant. /Telegrafi/