Në rrjetin social të videove YouTube ka filluar të qarkullojë një video që besohet se është demo e këngës së re të Majkut.
“Melisa” titullohet projekti, i cili është publikuar në YouTube si demo nga një faqe në Facebook prapa së cilës nuk dihet kush fshihet.
Sipas të gjitha gjasave projekti është lansuar në mënyrë ilegale dhe pritet të bllokohet së shpejti nga YouTube.
Majk ka kohë që nuk ka publikuar projekt muzikor, teksa ishte vazhdimisht prezent dhe pjesë e spekulimeve për jetën private. /Telegrafi/
https://youtu.be/Fz2rYKX5Uhc?list=PL4xjXvB5T-ftF78EDnrDsX3VLxuEGKjkP