Site icon Telegrafi

Kush është më e forta – nënat organizuan rrahjen publike për vajzat

Crystal Lynn Hall (30 vjeçe) dhe Audrey Schreckengost (31 vjeçe) shtynë vajzat e tyre në moshën 12 respektivisht 14 vjeçe, që grindjen ta zgjidhin me një rrahje publike.

Mirëpo, pasi vajzat shkëmbyen disa goditje, në rrahje u përfshinë edhe nënat, njofton Herald Standard.

Nënat dhe vajzat e tyre u dërguan në stacionin policor, ku janë akuzuar për sjellje të pahijshme, ndërsa nënat edhe për nxitje të fëmijëve për dhunë. /Telegrafi/

Exit mobile version