Site icon Telegrafi

Kush është mbreti i çipave të telefonit?

Konkurrenca në tregun e çipave të telefonit po intensifikohet dhe gjithnjë e më shumë kompani po përpiqen të jenë liderë të performancës dhe të rrisin pjesën e tregut.

Kompania analitike, Counterpoint ka publikuar hulumtimin e saj global të tregut të procesorëve të smartfonëve, i cili tregon se Qualcomm dhe Apple kryesojnë kur bëhet fjalë për shpejtësinë e procesorit, ndërsa MediaTek mbetet lider për sa i përket pjesës së tregut.

MediaTek ka ruajtur një pjesë të qëndrueshme të tregut prej rreth 35-40 për qind gjatë tremujorëve të mëparshëm, të gjitha falë suksesit të çipave të saj Dimensity 9200 në segmentin premium dhe partneriteteve me prodhuesit më të mëdhenj kinezë, si Vivo dhe Oppo.

Megjithatë, tregu i përgjithshëm i çipave pritet të shohë një ngadalësim të lehtë gjatë tremujorit të katërt të 2022, për shkak të shkurtimeve të porosive nga prodhuesit kryesorë kinezë të celularëve, rregullimeve të inventarit, kushteve makroekonomike globale dhe dobësimit të tregut kinez.

Qualcomm pa një rritje më të vogël në pjesën e tregut, nga 27 për qind gjatë tremujorit të tretë të 2021 në 31 për qind gjatë së njëjtës periudhë në 2022.

Çipat Snapdragon të kompanisë janë më të përhapurit në segmentin e telefonave premium dhe Qualcomm së fundmi njoftoi një partneritet me Samsung për të pajisur telefonin Galaxy S23 me procesorët e tij.

Pjesa e tregut të Qualcomm pritet të bjerë gjatë tremujorit të katërt, për të njëjtat arsye të përmendura në rastin e Mediatek.

Kur bëhet fjalë për Apple, kompania pati një rritje të madhe në fushën e çipave gjatë tremujorit të katërt të 2021 dhe gjatë tremujorit të dytë të këtij viti, falë shpalljes së modelit të ri iPhone 14 Pro dhe telefonave të tjerë nga linja. si dhe çipin A16 Bionic.

Dërgesat e çipave të Apple pritet të rriten gjatë tremujorit të katërt të 2022. /Telegrafi/

Exit mobile version