Telegrafi

Kush është kryetari-ja e partisë së Ilir Dedës dhe Mimoza Kusarit? (Foto)

Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, në faqen e saj në Facebook ka postuar një fotografi me Ilir Dedën, duke konfirmuar se janë bashkë në partinë e re, e cila do të quhet Iniciativa.

Në tekstin e fotografisë, Mimoza ka bërë me dije se edhe kreu i Iniciativës është zgjedhur, mirëpo nuk ka dashur të tregojë se kush është ai apo ajo.

“Nuk është selfie, por e realizuar nga personi i tretë që është Kryetari/ja e Iniciativës”, ka shkruar Kusari Lila.

Që nga paralajmërimi i Ilir Dedës për krijimin e një partie të re, është përfolur se në këtë subjekt të ri politik do të ketë jenë edhe disa emra të njohur të skenës politike dhe shoqërisë civile. /Telegrafi/