Site icon Telegrafi

Kush është kryeministrja e re e Serbisë?

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç emëroi sot Ana Brnabiç në postin e kryeministres, e cila ka shprehur hapur çdo herë orientimin e saj seksual, lezbike, raporton AFP.

“Kam vendosur t’i propozoj parlamentit Ana Brnabiçin në postin e kryeministres”, thotë Vuçiç.

“Ajo ka aftësitë personale dhe profesionale për të ushtruar këtë funksion”, deklaroi Presidenti serb për median.

Ana Brnabiç, aktualisht është ministre e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale.

Brnabiç do të jetë gruaja e parë që drejton një qeveri në Serbi.

Ajo po ashtu ishte ministrja e parë lezbike, e cila ishte bërë pjesë e kabinetit qeveritar në vitin 2016.

“Ana Brnabiç dhe unë kemi biseduar lidhur me faktin e sipërpërmendur. Ajo nuk e fsheh faktin se është lezbike. Ajo është kaq e mirë dhe e dashur”, kishte thënë Vuçiç, pas emërimit të anës në postin e ministres.

Exit mobile version