Telegrafi

Kush është më joshës sipas Ganimete Musliut, Kadri Veseli apo Hashim Thaçi? (Video)

Deputetja Ganimete Musliu nuk heziton të marrë pjesë në emisionet e shoubizit.

Deputetja e PDK-së ishte pjesë e emisionit EliteZone, ku foli rreth shumë gjërave, natyrisht jo politike.

E pyetur nga prezantuesja seksi, Elita Rudi, se cili është më joshës, Kadri Veseli apo Hashim Thaçi, ajo hezitoi të bëjë precizime.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga yjet seksi shqiptare (Foto/Video)

“Nuk i shoh në atë aspekt. Nuk mund të them se cili është më sharmant”, tha deputetja.

Pas insistimit të prezantueses që ajo të përgjigjet, Ganimete Musliu tha se që të dy emrat e përmendur dhe të krahasuar janë në pozita të larta shtetërore, andaj lakimi në këtë aspekt sipas saj nuk është etik.

Megjithatë, prezantuesja argumentoi pyetjen e saj se ky është emision i shoubizit, ani pse në fund deputetja Musliu e arriti qëllimin duke mos u përgjigjur saktësisht, por duke u shmangur dhe duke ndërruar temën. /Telegrafi/