Site icon Telegrafi

Kush është Joe Biden?

Një veteran i jetës politike amerikane, Joe Biden ka përjetuar ulje dhe ngritje në karrierën e tij të gjatë në Uashington, të cilën ai e zgjati duke fituar betejën kundër Donald Trump, në moshën 77 vjeçare dhe duke u bërë presidenti i 46-të i SHBA.

– Senator në moshën 30 vjeç –

I angazhuar në politikën lokale të Delaware, Joe Biden rrëzoi nga froni për habinë e të gjithëve një senator republikan në zgjedhjet e vitit 1972.

Disa javë më vonë, bashkëshortja dhe vajza e tij humbin jetën në një aksident automobilistik. Ai mendoi të jepte dorëheqjen për t’u kujdesur për djemtë e tij Beau dhe Hunter, por lideri i Senatit i dha kurajo dhe ai u betua më 5 janar 1973, në atë kohë vetëm 30 vjeç. Ai u rizgjodh në Dhomën e Lartë të Kongresit vazhdimisht deri në 2008, raporton ATSh.

– Kundër “busing” –

Në vitet 1970, për të kënaqur votuesit e Delaware, ai kundërshtoi politikën qeveritare të njohur si “busing” e cila organizoi transportin me autobus të fëmijëve me ngjyrë në shkollat kryesisht të bardha për të promovuar bashkarsimimin.

Lexo po ashtu LIVE: Zhvillimet dhe reagimet e fundit në zgjedhjet presidenciale në SHBA pas triumfit të Biden

Zëvendëspresidentja e tij e ardhshme Kamala Harris e kishte mbështetur atë në këtë temë gjatë paraprakeve demokrate,

– Rënie presidenciale –

Në 1987, ai kandidoi për herë të parë në garën për Shtëpinë e Bardhë. Nisur mes favoritëve, dinamiku 40-vjeçar u detyrua të braktisë garën pas një sërë ekzagjerimesh mbi të kaluarën e tij dhe plagjiaturës në fjalimet e fushatës.

– Gratë –

Presidenti i Komisionit të fuqishëm gjyqësor të Senatit, ai mbikëqyri në vitin 1991 procesin e konfirmimit të gjyqtarit, Clarence Thomas në Gjykatën e Lartë, kur u shfaqën akuzat për ngacmime seksuale kundër gjyqtarit.

Joe Biden më pas organizon një dëgjesë televizive të akuzueses së tij, Anita Hill, e cila kthehet në një fiasko: profesorja e drejtësisë u trajtua me brutalitet nga një panel ekskluzivisht mashkullor, që vuri në dyshim besueshmërinë e saj pa asnjë takt. Joe Biden kërkoi falje.

Tre vjet më vonë, ai kompensoi disa nga kreditet e humbura me miratimin, me iniciativën e tij, të një ligji kundër dhunës ndaj grave.

Është ligji për të cilin ai do të thotë në retrospektivë “më krenar”.

– Burg –

Ky ligj për dhunën ndaj grave është vetëm një pjesë e reformës së tij shumë më të gjerë të drejtësisë penale që shënon një konsensus midis palëve për një qasje shumë shtypëse.

“Ligji i krimit” i vitit 1994 konsiderohet sot përgjegjës për rritjen e numrit të të burgosurve në SHBA, por gjithashtu për praninë e tepërt të afrikano-amerikanëve në burgje, sepse ndëshkonte veçanërisht ashpër përdoruesit e crack, një drogë më shumë e konsumuar në lagjet e varfëra.

“Ishte një gabim”, pranoi ai gjatë një debati me Donald Trump.

– Lufta në Irak –

Kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Senatit në 2002, ai votoi për të autorizuar luftën në Irak, pasi kishte organizuar dëgjimin e dëshmitarëve të shumtë të cilët çuan të besonin, gabimisht, se regjimi i Sadam Huseinit posedonte armë shkatërrimi masiv.

Ai, përsëri, me mendje larg pranoi një “gabim”.

– Numri dy i Obamës –

Pasi pësoi një dështim gjatë paraprakeve demokratike, ai u zgjodh nga Barack Obama si zëvendës dhe hyri me të në Shtëpinë e Bardhë në janar 2009, në mes të krizës financiare.

Joe Biden lehtëson miratimin nga Kongresi të një plani të madh stimulimi prej 700 miliardë dollarësh, të cilin presidenti i besoi zbatimin. Ky plan është kredituar për rritjen e ekonomisë amerikane.

Në 2016, i dobësuar nga vdekja e djalit të tij të madh nga një tumor në tru, ai nuk kandidoi për president pavarësisht popullaritetit të tij të fortë, veçanërisht midis votuesve dhe punëtorëve me ngjyrë.

– Fitorja në paraprake –

Në vitin 2019, ai hyri në garën për Shtëpinë e Bardhë për të mposhtur Donald Trump. Pas një fillimi të vështirë, ai fitoi në zgjedhjet paraprake demokrate në një linjë të moderuar, veçanërisht falë mbështetjes së votuesve afro-amerikanë.

Exit mobile version